Temperatura të larta në Shqipëri, por vende -vende edhe stuhi

Temperatura të larta në Shqipëri, por vende -vende edhe stuhi

07:06, 28/06/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri relativisht të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke kushtëzuar pjesërisht edhe   vendin tonë. 

E martë 28 qershor 2022

Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare deri të dendura pasdite ku do të ketë reshje shiu zonën veriore dhe verilindore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7  -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/35°C
Zona e ulët          18/38°C
Zona bregdetare  21/36°C

Kosova, e martë 28 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 31°C -32°C .

E mërkurë 29 qershor 2022

Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në juglindje të pasuara nga stuhi lokale në orët më të nxehta. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7  -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 - 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenëtë larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/35°C
Zona e ulët          18/39°C
Zona bregdetare  22/35°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco