Matura 2022/ Dalin përgjigjet e provimit të Matematikës, 234 maturantë me 10 absolute, 1729 ngelin

Matura 2022/ Dalin përgjigjet e provimit të Matematikës, 234 maturantë me 10 absolute, 1729 ngelin

15:04, 26/06/2022
A+ Aa A-

234 maturantë, 230 më shumë se vitin e kaluar, janë vlerësuar me 10.00 në provimin e matematikës. Këtu mund të shihni notën tuaj.

Numri i nxënësve mbetës, që janë vlerësuar me 4.00 është më i ulët se një vit më parë. Në maturën e vitit 2021 u vlerësuan me notë jokaluese 3.018 nxënës, ndërsa këtë vit kanë mbetur 1729 maturantë.

Provimin e matematikës e kryen në total 29829 maturantë. Kalueshmëria për këtë provim është 94.20%, ndërsa nota mesatare është 6.88.

Ky është rezultati më i mirë në katër vitet e fundit për provimin e matematikës, ndërkohë që një vit më parë mes maturantëve pati kritika se teza ishte në një nivel të vështirë dhe i hartuar me ushtrime jashtë programit.

Ndërsa këtë vit, nxënësit të pakënaqur janë me provimin e lëndës me zgjedhje, sidomos atë të biologjisë pasi thonë se kishte pyetje dhe ushtrime që nuk janë trajtuar aspak gjatë tre viteve të gjimnazit.

Matura 2022
Me note 10.00 - 234 maturante
Me note 4.00 (mbetes) - 1,729 maturante

Matura 2021
Me note 10.00 - 4 maturante
Me note 4.00 (mbetes) - 3,018 maturante

Matura 2020
Me note 10.00 - 166 maturante
Me note 4.00 (mbetes) - 680 maturante

Matura 2019
Me note 10.00 - 31 maturante
Me note 4.00 - 2,170 maturante

Testi i Maturës për Matematikën u zhvillua më 17 korrik 2022. Në total provimi kishte 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit ishin nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % p֝ër ato që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco