Varfëri dhe mjerim në familjen Dervishaj/ Dy kryefamiljarët me probleme shëndetësore

21:49, 25/06/2022
A+ Aa A-

Mjerim ekonomik, probleme shëndetësore dhe braktisje nga shteti, kështu mund të përshkruhet drama e 2 anëtarëve të familjes Dervishaj në Vlorë. Kastriot dhe Pranvera Dervishaj tregojnë mes dhimbjesh e lotësh problemet e tyre shëndetësore ndërsa kërkojnë nga kushdo që ka mundesi t'i ofrojnë ndihmë pasi jetojnë në kushte të mjerueshme.

SYRI TV

2 anëtarët e familjes Dervishaj në Vlorë, jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Mjerimi ka ardhur si pasojë e pamundësisë së çiftit të bashkëshortëve Dervishaj të cilët vuajnë nga probleme shëndetësore dhe pavarësisht se kanë aplikuar disa herë për kemp deri më tani institucionet I kanë refuzuar.

Pranvera Dervishaj mes dhimbjesh e lotësh tregon të gjithë vështirësitë që I duhet të përballet çdo ditë.

69-vjeçarja apelon për ndihmë te kushdo që ka mundësi t'i ofrojë sadopak që të mund të mbijetojë pasi në këto kushte shpeshherë çifti i të moshuarve nuk mund të ushqehet e të blejë medikamentet e duhura.

Kastriot Dervishaj ka aplikuar dy herë për kempin eprorë, por në të dyja rastet është refuzuar pasi nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligj. 

Si pensionistë nuk mund të marrin as mbështetje nga fondet e bashkisë së Vlorës pasi sistemi i ndihmave ekonomike i skualifikon. 

Numri i telefonit i familjes Dervishaj: 0692201902

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anonimi 28/06/2022 23:00

Ka ndonje numer telefoni a ndonje llogari bankare per keta njerez? Edhe shkruani qe apelojne per ndihme, edhe pastaj nuk shkruani sesi mund te ndihmohen. Pres editorin ose dike tjeter te shkruaj sesi mund t'i ndihmoj. Flmnd.

Shto koment

Denonco