Dëmtimi i regjistrave të pronave, Lame: S'i kemi grisur! Prokuroria do hetojë me themel çështjen

21:39, 25/06/2022
A+ Aa A-

Artan Lame ka komentuar sërish grisjen e regjistrave të pronave të qytetarëve. Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës bëri me dije se edhe në Tiranë organi i akuzës ka nisur hetimin për këtë çështje, ndërsa hodhi poshtë akuzat e opozitës se ai është përgjegjës për dëmtimin e regjistrave të pronave.

SYRI TV

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka reaguar sërish për dëmtimin e regjistrave të pronave.

Nga Kavaja, Lame deklaroi se ashtu si në Durrës, edhe në Tiranë prokuroria ka nisur një hetimin në themel për këtë çështje, ndërsa bëri me dije se me inventarizimin nuk do të ketë hapësirë për abuzim me pronat.

Artan Lame hodhi poshtë akuzat e opozitës, e cila e bën përgjegjës për këtë çështje.

Disa ditë më parë, kreu I opozitës Sali Berisha akuzoi qeveritarët se po falsifikojnë, djegin dhe shkatërrojnë dokumentet e pronave të shqiptarëve.

Berisha deklaroi se në Kadastrën e Tiranës në 2013 çdo është lënë e digjitalizuar, ndërsa theksoi se Artan Lame ka bërë me dije  se  kanë një projekt për të përvetësuar pronat e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco