VIDEO-SYRI TV/ Durrës, sektori i peshkimit në krizë të thellë, peshkatarët me humbje nga çmimi i naftës

13:17, 24/06/2022
A+ Aa A-

Sektori i peshkimit në Durrës po përballet me shumë vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Sipas kreut të sindikatës së peshkimit, Klodian Kapiti, çmimi i naftës duhet të subvencionohet, në mënyrë që peshkatarët të mos dalin me humbje.

Nga SYRI TV

Rritja e çmimit të naftës ka futur në krizë të thellë sektorin e peshkimit në Durrës. Kreu i sindikatës së peshkimit,  Klodian Kapiti, deklaroi për mediat se aktualisht ky sektor furnizohet me naftë  me çmimin 180 lekë të reja /litër, shumë më i lartë sesa çmimi që përllogarit flota e peshkimit për të qenë efiçente.

E ndërkohë, nga ana tjetër Kapiti shprehet se barkat e peshkimit janë më të penalizuarat në sektorin e peshkimit.

Peshkatarët paralajmëruan një grevë të përgjithshme, gjë e cila ka detyruar Ministrinë e Financave dhe atë të Bujqësisë për të arritur një marrëveshje me këtë sektor për rimbursimin me 40 lekë më pak nga çmimi i bursës për naftën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco