Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO-SYRI TV/ 50 tregtarë në Korçë ngrihen në protestë: Po na bëhet presion të largohemi nga këtu!

10:58, 24/06/2022
A+ Aa A-

Rreth 50 tregtarë në zonën e ish- TEC-it në Korçë protestuan pasi po u bëhet presion që të largohen nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin. Sipas tyre, tokës i ka dalë pronari, ndërkohë që bashkia i ka lejuar të shesin në këtë vend, kundrejt pagesës së taksave.

Nga SYRI TV

50 tregtarëve nga komuniteti rom dhe egjiptian, që ushtrojnë aktivitetin me rroba të përdorura në zonën e ish-TECit në Korçë, u ngritën në protestë këtë të enjte.

Sipas tregtarëve, persona të ndryshëm po u bëjnë presion për t`u larguar nga ky ambient, pasi pretendojnë se janë pronarët.

Tregtarët tregojnë se vendin ku ata ushtrojnë aktivitetin ua ka dhënë në përdorim bashkia, ndërkohë që nëse do t’i largojnë prej aty, do të mbeten pa punë.

Nga ana e bashkisë bëhet me dije se prona është private ndërkohë që ka dërguar inspektorë për verifikim. Deri tani për këtë hapësirë nuk ka asnjë lejë ndërtimi.

Gazetare: S. Xhomaqi. Redaktor. J. Hoxhaj. Montazhier. O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco