Mot i paqëndrueshëm, rënie dhe rritje temperaturash

Mot i paqëndrueshëm, rënie dhe rritje temperaturash

07:00, 24/06/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri relativisht të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosfrës duke kushtëzuar pjesërisht vendin tonë. 

E premte, 24 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi  në verilindje.  Gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/32°C
Zona e ulët          18/35°C
Zona bregdetare  22/33°C

Kosova, e premte, 24 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 26°C -29°C .

E shtunë, 25 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi  në verilindje.  Era do të jetë drejtim Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/33°C
Zona e ulët          18/36°C
Zona bregdetare  21/34°C/ Sipas RTSH

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco