Moti të enjten dhe të premten në vend dhe rajon

Moti të enjten dhe të premten në vend dhe rajon

07:00, 23/06/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga zonë me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri relativisht të paqëndrueshme, të cilat po ndikojnë pjesërisht vendin tonë. 

E enjte 23 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore deri të dendura në zonën perëndimore. Në veri do të ketë stuhi lokale . Era do të jetë drejtim Perëndim me shpejtësi 9-15 m/sek në Juglindje. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/34°C
Zona e ulët          16/37°C
Zona bregdetare  20/34°C

Kosova, e enjte 23 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 29°C -32°C .

E premte 24 qershor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare të dendura të pasuara nga reshje shiu në orët e mëngjesit në verilindje.  Gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Reshje lokale në zoant përreth maleve. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/31°C
Zona e ulët          19/35°C
Zona bregdetare  22/34°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco