VIDEO-SYRI TV/ Karnavalet çelin sezonin turistik në Korçë, Filo: 3500 vende akomodimi për turistët

13:53, 05/06/2022
A+ Aa A-

Sezoni turistik në qytetin e Korçës është çelur me festivalin e përvitshëm të karnavaleve. Një atmosferë festive është krijuar ne qytetin juglindor i cili është gati për të mirëpritur këtë vit shumë turistë

Nga SYRI TV

Karnavalet çelin sezonin turistik në Korçë.  Në këtë festival janë  përfshirë jo vetëm grupe të këtij qyteti por edhe nga qytete  të tjera si dhe nga rajoni.

Kjo atmosferë festive u zhvendos në pika të ndryshme të qytetit për të vazhduar më pas në Bulevard Republika duke i dhënë një atmosferë  të gëzueshme qytetit juglindor.

Kryetari i bashkisë Sotiraq Filo tha se Korça, por edhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës kanë më shumë se 3500 vende akomodimi për turistët.

Festa simbol e qytetit ka nxjerrë në sheshe shumë qytetarë korçarë të cilët festuan mes maskash duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme.

Gaz: S.Xhomaqi, Pamje:Syri Tv, Mont: H.Maloku

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco