Moti sot në Shqipëri dhe në Kosovë Gjakova

Moti sot në Shqipëri dhe në Kosovë

07:52, 05/06/2022
A+ Aa A-

Të dielën, 5 qershor 2022, moti në Shqipëri  do të jetë me kthjellime dhe mjegull në bregdet në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me kthjellime vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/34°C
Zona e ulët          18/37°C
Zona bregdetare  22/34°C


Në Kosovë, më 5 qershor 2022

Të dielën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP, që nga ora 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse (ombrellë, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krema kundër rrezeve të diellit). Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco