VIDEO – SYRI TV/ Fermerët e Dvoranit drejt falimentimit, tonelata me mollë hidhen në kanal: Nuk kemi treg

13:54, 01/06/2022
A+ Aa A-

Mollët e Korçës, nga variatetet më të mira në treg, përfundojnë në kanal, pasi fermerët nuk kanë ku ti shesin. Tonelata me mollë të kalbura kanë mbuluar fshatin Dvoran, duke firmosur kështu falimentimin e fermerëve të zonës. Por edhe pse në mëshirë të fatit e pa asnjë mbështetje, fermerët akuzohen edhe nga kryeministri Edi Rama se ata nuk kanë asnjë lidhje me fshatin.

Syri Tv

Kjo është deklarata e bërë nga Kryeministri Edi Rama në datën 18 maj në lidhje me situatën ku ndodhet fermeri sot, ndërsa në krahun tjetër të ekranit, janë pamjet që tregojnë sesi tonelata me Mollë në fshatin Dvoran të Korçës, janë hedhur në kanal për mungesë tregu.

Kultivuesit e Mollës në Dvoran, tregojnë se pothuajse të gjithë fermerët në këtë zonë, kanë dalë me humbje, për shkak se prodhimi nuk u shit.

Tonelata me mollë janë hedhur në kanal tashmë, ndërsa fermerët janë thuajse të falimentuar. Ata tregojnë të dëshpëruar se qeveria vetëm i ka mashtruar, pasi as subvencionin e karburantit nuk u dha, ndërsa mbështetje për subecnim të prodhimit nuk kanë pasur kurrë.

Në këto kushte, kur kryeministri Rama i akuzon se njerëzit që ankohen për mungesën e tregut për prodhimet bujqësore nuk kanë lidhje me fshatin, fermerët dëshpërimisht thonë se po detyrohen ta braktisin bujqësinë.

Fermerët janë të zhytur në borxhe, aq sa rrogat e punonjësve nuk kanë shlyer për shkak të mos shitjes së prodhimit. Ndërsa ky sezon për fermerët pritet të jetë dhe më i vështirë, për shkak se të rinjtë, që punonin në ferma, janë larguar në emigracion, duke lënë pa krah pune shumë fermerë të zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco