Punimet në unazën Lindore, ndryshon qarkullimi në një pjesë të Tiranës, duke filluar nga nesër

Punimet në unazën Lindore, ndryshon qarkullimi në një pjesë të Tiranës, duke filluar nga nesër

12:52, 01/06/2022
A+ Aa A-

Në përputhje me grafikun e punimeve në Unazën lindore, Loti 2,  Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të fillojnë punimet për asfaltimin në rrugën 'Alajdin Frashëri'.

Dhe duke filluar nga nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për shkak të asfaltimit të rrugës 'Alajdin Frashëri'.

Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës.

Më poshtë është paraqitur dhe skema e rrugës ‘Alajdin Frashëri’ që do asfaltohet me zonat ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut.

Image

Postimi i ARRSH-së:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco