Shtjella ciklonike në Mesdhe sjell rënie temperaturash dhe shi

Shtjella ciklonike në Mesdhe sjell rënie temperaturash dhe shi

07:31, 28/05/2022
A+ Aa A-

Shtjella ciklonike e krijuar në Mesdhe do të përfshijë edhe vendin tonë ku priten rreshje shiu dhe rënie e temperarurave kryesisht ditën e diel.

E shtunë 28 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat pasdite do të pasohen nga reshje shiu dhe rrebeshe në verilindje. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/29°C
Zona e ulët          15/33°C
Zona bregdetare  18/32°C

Zona bregdetare  17/33°C

Kosova, e shtunë 28 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe rrebeshe me stuhi. Era do të jetë me drejtim jug-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 26°C -28°C .

E diel 29 maj 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore. Edhe bregdeti do te preket pjesërisht nga rreshjet e shiut. të cilat pasdite do të pasohen nga reshje shiu dhe rrebeshe në verilindje. Era do të jetë e vrullshme  me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5  me lartësi vale 1,3 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      14/22°C
Zona e ulët          15/27°C
Zona bregdetare  17/26°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco