VIDEO-SYRI TV/ Fshati Plasë në Maliq i harruar prej vitesh, nuk furnizohet me ujë

VIDEO-SYRI TV/ Fshati Plasë në Maliq i harruar prej vitesh, nuk furnizohet me ujë

13:31, 27/05/2022
A+ Aa A-

Prej vitesh banorët e fshatit Plasë në Maliq vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata janë detyruar të mbushin ujë në burimet e fshatit, pasi institucionet nuk kanë marrë asnjë masë për ndërtimin e një rrjeti fuRnizimi.

Nga SYRI TV

Teksa muajt e nxehtë po afrohen, bashkë me to nisin edhe problemet e banorëve në fshatin Plasë të Maliqit. Edhe pse uji është elementi bazë jetësor, banorët shprehen se për rreth 20 vite, situata me ujin nuk është zgjidhur nga institucionet.

Edhe uji që shkon në rubinetat e çezmave, përveçse është me orar, është i turbullt dhe i pakonsumueshëm, pasi mund të shkaktojë infeksione. Alternativat e banorëve janë burimet e fshatit.

Problemi i ujit është edhe në parcelat bujqësore ku përveç problematikave me bujqësinë, banorëve nuk u sigurohet as uji për vaditje, duke tharë bimët e duke pritur shirat. Disa fermerë kanë hapur puse për vaditje duke shtuar kostot e tyre.

Harresa institucionale vihet re në këtë fshat me afro 2000 banorë të cilët marrin vetëm premtime, të cilat nuk vihen asnjëherë në zbatim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco