Pritet rënie e temperaturave në fundjavë

Pritet rënie e temperaturave në fundjavë

07:00, 27/05/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ndikojnë edhe vendin tonë ku pritet rënie e temperarurave.

E premte 27 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime  dhe vranësira mesatare në verilindje dhe reshje shiu në formën e stuhive pasdite. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/31°C
Zona e ulët          14/3°C
Zona bregdetare  18/33°C

Kosova, e enjte 26 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe rrebeshe me stuhi. Era do të jetë me drejtim jug-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 26°C -27°C .

E premte 27 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat pasdite do të pasohen nga reshje shiu dhe rrebeshe në verilindje. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/28°C
Zona e ulët          15/33°C
Zona bregdetare  18/32°C/ Sipas RTSH

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco