Sfida dhe mesazhe/ Lëvizja 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' mbush dy vite nga themelimi i saj

Sfida dhe mesazhe/ Lëvizja 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' mbush dy vite nga themelimi i saj

19:25, 23/05/2022
A+ Aa A-

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka mbushur dy vite që nga dita e themelimit të saj. Këto dy vite kanë qenë plot me sfida të shumta në rrugën e vështirë të përfshirjes së mërgatës në hapësirën politike të Shqipërisë. 

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” lindi fill pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar, por reagimi civil i saj shtrihet në të gjitha drejtimet kundër klientelizmit dhe autoritarizmit në rritje në Shqipëri.

Duke marrë parasysh se kjo ditë i bashkon jo vetëm në festë por edhe në kundërshtinë ndaj padrejtësive që ju kanosen qytetarëve shqiptarë, ata falenderojnë të gjithë anëtarët aktivë të lëvizjes dhe marrim rastin të nxisim ata që ndajnë të njëjtën dëshirë për integrimin e mërgatës në proceset vendimmarrëse të Shqipërisë, të bashkohen në këtë përpjekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco