VIDEO-SYRI TV/ Plazhi i Shëngjinit vijon të jetë i ndotur, ende nuk dihet shkaku i së verdhës

14:58, 23/05/2022
A+ Aa A-

Vijon të jetë e ndotur vija bregdetare e Shëngjinit. Prej dy ditësh institucionet ende nuk dinë se nga se është shkaktuar ndotja, ndërsa pushuesit kanë frikë të futen në ujë për shkak të saj, tregon gazetari Martin Marku.

Nga SYRI TV

Prej dy ditësh, gjithë vija bregdetare në Shëngjin, por edhe në plazhe të tjera të veriut të vendit, është e ndotur. Një lëndë ende e paidentifikuar e ka kthyer në ngjyrë të verdhë ujin, ndërsa praprakisht sipas ekspertëve të mjedisit ajo dyshohet se vjen nga poleni i pishave, por nuk përjashtohet ndotja nga hidrokarburet.

Pushuesit thonë se janë ende të pa informuar për këtë dukuri të rrallë apo ndotje që ka përfshirë të gjithë vijën bregdetarë të Shëngjinit.

Disa prej tyre shprehen të frikësuar edhe nëse duhet të lahen në ujë, kur ende nuk ka një përgjigje zyrtare për atë që po ndodh në bregdet.

Një ditë më parë Përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Ujërave IKMT Lezhë, Gjergj Elezi ka folur para mediave duke thënë se kanë marrë kampionin e lëndës me ngjyrë të verdhë, për të zbuluar shkakun e ndotjes së ujit.

Gazetar: M.Marku. Op. E.Nikolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco