Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO-SYRI TV/ Uji në kryeqytet mbetet problem madhor, banorët : Vetëm 2 herë në ditë vjen uji

14:43, 23/05/2022
A+ Aa A-

Banorët që jetojnë përreth depos së ujit në kryeqytet shprehin shqetësimin për mungesën e ujit në zonë. Ata tregojnë se uji 24 orë ka mbetur vetëm premtim. Nga ana tjetër tregojnë se situatën e tyre e vështirësojnë edhe rrugët e amortizuara.

Nga SYRI TV

Vetë banorët tregojnë se uji 24 orë mbetet një premtim, pasi nëpër banesa, realiteti është krejt ndryshe dhe pa depozita, gjendja do të ishte katastrofike, pasi uji shkon në banesa vetëm për disa orë në ditë.

Ndërkohë rrugët e amortizuara mbeten një problem madhor në kryeqytet.  Janë banorët ata të cilët ngrenë problematikën në rrugët “Pjetër Budi” dhe “Fuat Toptani”  duke treguar se është shqetësim jo vetëm për përdoruesit e mjeteve, por edhe për këmbësorët.

Banorët reflektojnë zhgënjim, teksa çdo ditë përballen me mungesën e ujit apo edhe të infrastrukturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco