Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

SYRI TV/ Manastiri i Ardenicës pushtohet nga turistët: Vend i rëndësishëm përshpirtshmërie, aq edhe kulture e tradite

12:28, 21/05/2022
A+ Aa A-

Turistë të shumtë vendas dhe të huaj kanë vizituar këtë fundjavë Manastirin e Ardenicës në Lushnjë. Turistët kanë shprehur interes për kishën dhe afresket e saj dhe thanë se do të rikthehen sërish për të vizituar këtë bukuri të rrallë të manastirit, thotë gazetari Xhemil Beharaj që bisedoi me disa prej tyre.

Nga SYRI TV

Manastiri i Ardenicës midis Lushnjës dhe Fierit, është një nga pikat turistike që po vizitohet nga shumë turistë të huaj dhe vendas. Ardenica po përjeton ditët më të mira të turizmit të saj pas pandemisë së COVID-19.

Manastiri,  i ngritur në pikën më të lartë të kodrave të fshatrave është vizituar këtë fundjavë maji nga shumë turistë vendas dhe të huaj. Tri autobusë me turistë të moshës së tretë të ardhur nga Franca si dhe dy autobusë të tjerë me studentë të Universitetit Tiranës të degës Gjeografi kanë qenë vizitorët e ditës në Ardenicë.

Studentët pohojnë se vizita në vende të tilla shtojnë njohuritë e tyre kulturore,  përveçse janë një ndihmesë e madhe për të rritur dijet e tyre gjeografike.

Nga ana tjetër, grupi i xhirimit i SYRI TV takoi dhe dy përfaqësues të Kishës Katolike Shqiptare që shërbejnë, njëri në Lushnjë, shqiptar, dhe tjetri i huaj nga Zimbabve. Që të dy u shprehën se ky manastir ka vlera të mëdha dhe një bukuri të rrallë.

Manastiri i Ardenicës është zona kryesore turistike për Lushnjën. Kisha dhe afresket e saj janë të vetmet objekte ku lejohet hyrja, pasi zona ku qëndrojnë murgjit është e ndaluar.

Për shkak të pozicionit gjeografik në lartësinë e kodrave, nga maja e tij ku ndodhen disa restorante, turistët ndalen jo vetëm për të drekuar, por edhe për të hedhur vështrimin nga lart mbi gjithë fushën e pamasë të Myzeqesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco