Vetëm 1 për qind e grave vlerësohen si të fuqizuara në Shqipëri/ Xhelili: Është shumë pak

Vetëm 1 për qind e grave vlerësohen si të fuqizuara në Shqipëri/ Xhelili: Është shumë pak

14:19, 19/05/2022
A+ Aa A-

Në Shqipëri, vetëm 1 për qind e grave vlerësohen si të fuqizuara dhe vetëm 6 për qind e fëmijëve të anketuar kanë arritur mirëqenien në të gjitha standartet.

Ky është përfundimi i një studimi, që publikoi sot Organizata Ëorld Vision me temën “Gra të fuqizuara, fëmijë të fuqizuar”.

Sipas studimit, dhuna me bazë gjinore mbetet e lartë, ndërsa fuqia vendimmarrëse e grave në familje është e kufizuar.

E ftuar në' Kafe Shqeto' në Syri Tv,  për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishte Ines Xhelili nga rrjeti i Fuqizimi të Gruas/ Aktiviste

“Fuqizimi i gruas do të thotë te kemi vajza dhe gra të pavarura dhe jo vetëm në kuptimin ekonomik por të vendosin dhe për edukimin e tyre, informacionet që duhet të marrin në jetë dhe gjithçka që bëjnë.

Kjo  nuk i ndihmon organizatat e grave sepse kanë 20 vjet që punojnë me këtë dhe 1 përqind është shumë pak. Ideja është që të fuqizojmë gratë duhet të fillojmë që me anë. Ka gra që nuk kanë informacion nëse janë të dhunuara.

S'dinë ku të shkojnë e drejtohen nëse përjetojnë dhunë ekstreme, edhe në rastet kur duhet të shpëtojnë jetën e tyre" u shpreh Xhelili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco