Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

VIDEO-SYRI TV/ Punonjësit, protestë para inceneratorit të Fierit, prej muajsh nuk marrin rrogat

VIDEO-SYRI TV/ Punonjësit, protestë para inceneratorit të Fierit, prej muajsh nuk marrin rrogat

11:55, 19/05/2022
A+ Aa A-

Punëtorët e inceneratorit të Fierit janë ngritur sërish në protestë pasi prej 4 muajsh nuk marrin rrogat, ndërkohë që kompania merr çdo muaj miliona leke nga qeveria për depozitimin në landfill. Punonjësit shprehen se u ishte dhënë e enjtja si afat për likuidim, por kjo nuk ka ndodhur sërish. 

 Nga SYRI TV

30 punonjës të inceneratorit të Fierit janë ngritur sërish në protestë këtë të enjte pasi prej muajit janar nuk kanë marrë pagat. Punonjësit e inceneratorit kanë bllokuar hyrjen për të mos lejuar mjetet të depozitojnë mbetjet urbane, ndërsa deklarojnë se nuk do të ndalin protestat deri sa të marrin 4 pagat e prapambetura.

Punonjësit akuzojnë administratorin e inceneratorit se po i mban peng me mashtrime, pasi disa herë u është premtuar se do të paguhen, por sërish vazhdojnë pa marrë asnjë qindarkë.

Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë filluar protestat e tyre që në muajin prill duke bllokuar thuajse çdo javë hyrjen në incenerator por pavarësisht protestave deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje. Ndërkohë bashkia e Fierit dhe bashkitë e tjera që depozitojnë mbetjet në këtë landfill vazhdojnë pagesat me miliona lekë çdo muaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco