VIDEO/ Rritet numri i divorceve, flasin ekspertët: Situata është shqetësuese

VIDEO/ Rritet numri i divorceve, flasin ekspertët: Situata është shqetësuese

13:14, 18/05/2022
A+ Aa A-

Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se numri i divorceve është shtuar ndjeshëm dekadën e fundit. në vitin 2019 u shënuan 26 divorce për 100 martesa, nga 8.2 që ishte ky tregues në fillim të viteve 1990.

Të ftuar në 'Kafe Sqeto' në Syri  TV, për të folur më shumë rreth kësaj problematike ishin Arbiola Halimi psikologe dhe Ermal Hamataj avokat.

Hamataj u shpreh se situata është mjaft serioze.

"Fatkeqëisht duhet ta pranojmë se në numër divorcet janë shumë të mëdha por duhet të sqarojmë fillimisht se ndoshta tek ky numër i madh ndikon shume edhe lidhja e martesave fiktive.

Martesa që bëhen për shkak dokumentesh dhe nuk zgjasin më shumë se 4 muaj deri në 1 vit.

Por në fakt edhe po t’i heqim këto lloj divorcesh është rritur dhe numri i martesave reale dhe vazhdon për fat të keq që arsyeja krysore të jetë dhuna në familje, mos jetesa si njerëz normal, ose më saktë si para martese.

Në këto kushte numri është i madh dhe shqetësues. Një arsye tjetër janë dhe problemet ekonomike që sjellin debate që çojnë në zgjidhje të martesës. Por nuk është ky shqetësimi por pasojat e zgjidhjes së martesave, konkretisht fëmijët. Institucionet janë inegzistente kur vjen puna te fëmijët me prindër të divorcuar", u shpreh Hamataj.

Ndërsa psikologia Halimi, u shpreh se fatkeqësisht puna e psikologut dhe ndërhyrja e tij në zgjidhjen e martesave është e kufizuar:

"Fëmijët në raste divorci hasin shumë problematike sepse ligji përcakton një ekspert nga gjykata që shikon me kë është e arsyeshme të qëndrojë fëmija.

Kryesisht fokusi është te vlerësimi dhe raporti që kërkohet nga gjykata. Psikologët që janë të kujdesshëm e bëjnë, por është shumë e kufizuar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco