Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Fëmijët dhe interneti/ Logopedi shqiptar: Fëmijët po vënë gjithmonë e më pak trurin në punë

Fëmijët dhe interneti/ Logopedi shqiptar: Fëmijët po vënë gjithmonë e më pak trurin në punë

13:19, 16/05/2022
A+ Aa A-

Periudha e karantinës, i bëri njerëzit më të lidhur pas teknologjisë.

Tek fëmijët parashkollorë, rriti varësinë, dukë shkaktuar një sërë problematikash.

Mjeku logoped Erges Eskiu, thotë se 20% të pacientëve të tij të vegjël, kanë probleme me të folurin e gjuhës shqipe.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë mjaft problematike, ishin të ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Ardjola Bodinaku psikologe si dhe Erges Eskiu logoped.

"Për sa ka kohë fëmija nuk ka një marrëdhënie me librin por me ekranet këtu do kemi një moszhvillim të aftësive që duhet të krijojnë.

Ajo çfarë kam vënë re sot është dhe se mësuesit kanë tendencën për t’ju dërguar prindërve detyrat nëpërmjet aplikacionit të Whatssapp, e shikoj këtë me fëmijët më të cilët punoj dhe shikoj se këtu krijojnë probleme me të mbajturin mend të fëmijës.

Në momentin që ne ja japim fëmijës detyrën në mënyra tradicionale ne i rrisim aftësinë për të mbajtur mend detyrat", u shpreh Bodinaku.

Ndërsa logopedi shpjegoi se me zhvillimet e internetit koncepti i inteligjences ka shkuar ne 90 pikë:  Fëmijët po vendosin gjithmonë e më pak trurin në punë pasi shumicën e kalkulimeve i bëjnë në internet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco