Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Temperatura deri në 30 gradë këtë javë

Temperatura deri në 30 gradë këtë javë

07:10, 16/05/2022
A+ Aa A-

Mesdheu tashmë po ndikohet nga anticikloni Afriakan duke kushtëzuar temperatura të larta në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë 15 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       11/24°C
Zona e ulët          12/30°C
Zona bregdetare  16/27°C

Kosova, e hënë 16 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 24°C -26°C .

E martë 17 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  në zonat malore , nuk do të mungojnë reshje shiu në fomrën e stuhive  pasdite . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       12/26°C
Zona e ulët          12/30°C
Zona bregdetare  15/26°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco