Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

22:49, 13/05/2022
A+ Aa A-

Ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme. Moti do të nisë me kthjellime e gradualisht në mesditë e pasdite vranësirat do të vijnë në dendësim.

Gjatë këtyre orëve në zonat malore e kodrinore reshje shiu e shtrëngata. Edhe të dielën do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqendrueshme. Orët e mëngjesit do të jenë kryesisht të kthjellëta por në mesditë e pasdite kryesisht në jug e juglindje parashikohet dendësim vranësirash dhe reshje shiu.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë. Era do të fryjë kryesisht me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet e gjatë shtrëngatave. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco