Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos

VIDEO nga Syri TV/ Koncesioni i Butrintit, qytetarët në protestë: Jemi kundër

VIDEO nga Syri TV/ Koncesioni i Butrintit, qytetarët në protestë: Jemi kundër

19:11, 13/05/2022
A+ Aa A-

Vendimi i qeverisë për të kaluar qytetin e lashtë të Butrintit tek privati ka shkaktuar indinjatë qytetare. 

Dhjetëra persona kanë protestuar kundër vendimit të ministrisë së Kulturës e cila ka vendosur që siti antik të jepet me koncesion.

Qytetarët të revoltuar shprehen se shteti duhet të sigurohet që ta mbrojë këtë trashëgimi kulturore dhe jo t’ia japë në administrim një fondacioni jo shtetëror.

Ekspertët e mjedisit janë kundër koncesionit për menaxhimin e Butrintit pasi për sipas tyre duket qartë se po jepet me të njëjtën skemë të përdorur me atë të Inceneratorëve 

Pavarësisht protestave dhe reagimeve që ka pasur në rang kombëtar kundër konçesionit  Ministria e Kulturës dhe qeveria Shqiptare, duket e vendosur për të çuar përpara  koncesionin e Parkut të Butrintit, që gjeneron mijëra të ardhura në vite në buxhetin e shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco