Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos

Zvicra dhe Shqipëria nisin fazën e re të bashkëpunimit për katër vitet e ardhshme

Zvicra dhe Shqipëria nisin fazën e re të bashkëpunimit për katër vitet e ardhshme

16:06, 13/05/2022
A+ Aa A-

Një program i ri bashkëpunimi zvicerano-shqiptar për të cilin Zvicra përkushton fondin prej 105 milionë franga zvicerane, u lançua sot me synim kontributin për demokraci, zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe ndryshimet klimatike

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Patricia Danzi, lançuan sot një fazë të re të programit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

‘Programi i ri i bashkëpunimit midis Zvicrës dhe Shqipërisë është një tregues tjetër e partneritetit të ngushtë midis dy vendeve tona. Shumë është arritur në katër vitet e shkuara. Jam e sigurtë që shumë do të arrihet gjithashtu edhe në katër vitet e ardhshme. Programi i ri bazohet dhe vijon me mbështetje në fushat kyçe të demokracisë, ekonomisë, shërbimeve infrastrukturore dhe shëndetësisë’, tha Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. 

‘Sot jam e gëzuar dhe e nderuar që lançoj me të gjithë ju programin e ri të bashkëpunimit zvicerano-shqiptar 2022-2025. Partneriteti është tipari thelbësor i bashkëpunimit tonë. Shumë nga ju-qeveria shqiptare, shoqëria civile, sektori privat, partnerët për zhvillim-morën pjesë në përpunimin e këtij programi të ri të bashkëpunimit. Ju falënderoj për kontributin. Ne kemi një pronësi të përbashkët të këtij programi. Ne gjithashtu shohim përpara drejt zbatimi të tij së bashku’,tha Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Patricia Danzi.

Image

Në aktivitetin lançues ishin prezent disa ministra të qeverisë, deputetë, dhe kryetarë bashkie, ndërsa delegacioni i qeverisë zvicerane përfshiu përfaqësues  nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomik SECO.

Sipas programit të ri të bashkëpunimit, Zvicra përkushton 105 milionë franga zvicerane për mbështetjen e qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, shërbimeve infrastrukturoe dhe ndryshimeve klimatike, dhe shëndetësisë në Shqipëri. Ai mbulon periudhën 2022-2025 dhe do të fokusohet në reforma dhe rezultate në fushat e demokracisë, shtetit ligjor, klimës së biznesit dhe kushteve të jetesës për qytetarët.

Zvicra është një nga partnerët dhe donatorët dypalësh më të rëndësishëm për Shqipërinë veçanërisht në fushat e qeverisjes demokratike, mbështetjes makroekonomike, dhe shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco