VIDEO-SYRI TV/ Kulla e Dervish Aliut në rrënim të plotë, Kultura nuk merr asnjë masë

12:18, 10/05/2022
A+ Aa A-

Kulla e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës, një ndërtesë karakteristike rreth 200 vjeçare dita ditës po rrezikon shembjen. Banesa e shpallur Monument Kulture  dhe e cila vizitohej dikur nga mijëra turistë çdo vit po shkatërrohet nga mungesa e vëmendjes së intitucioneve shtetërore.

Nga SYRI TV

Kulla e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës po shkon drejt rrënimit për shkak të mungesës së vëmendjes nga Ministria e Kulturës.

Ndërtesa e cila daton prej më shumë se 200 vitesh e ndërtuar nga lufëtari Dervish Aliu dita ditës po rrënohet.

Siç duket edhe nga pamjet çatia e kullës ka rënë, dyshemeja po ashtu, dhe dërrasat rreth e qark janë kalbur të gjitha.

Banorët e fshatit e mbajnë mend se brenda banesave të Aliut kishte shumë fotografi, sixhade e shumë gjëra të bukura, sa që turistët që i vizitonin kullat mbeteshin me kokën pas për t’u rikthyer sërish.

Sot Kulla e Dervish Aliut është tërësisht e rrënuar ndërsa Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Vlorë të vetmin investim që ka bërë për kompleksin e banesave janë disa trarë metalikë për të mbajtur atë cep çatie që ka mbetur.

Është mëkat që një monument me kaq vlera të mëdha historike për vendin tonë të vijojë të jetë në gjendje të mjerueshme pasi po përballen me neglizhencën totale të institucioneve shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco