VIDEO-SYRI TV/ Dëmet e vetëdiagnostikimit nga interneti dhe çfarë rekomandon Dr. Toti

10:35, 10/05/2022
A+ Aa A-

Qytetarët diagnostikohen vetë përmes leximit në internet. Kjo është pohuar nga mjeku Florian Toti, i cili thekson se interneti nuk është burim i besueshëm për përcaktimin e sëmundjeve dhe shpesh pacientët marrin pa u viziatur tek specialisti, mjekime të gabuara duke shkaktuar probleme shëndetësore.

Nga SYRI TV

Ditët e sotme, shumë njerëz i drejtohen internetit për të marrë informacion në lidhje me sëmundje të ndryshme, ku mjafton të shkruash një simptomë dhe përballesh me një mori diagnozash.

Mjeku Florian Toti në një intervistë për Syri Tv tregon se në shumë raste këta pacientë të cilët zgjedhin internetin përpara mjekut,  kryejnë analiza të panevojshme dhe madje marrin edhe mjekime të gabuara, gjë që përveç kostove shëndetësore, ka edhe kosto financiare.

Mjeku këshillon që për çdo shqetësim, qytetarët të drejtohen tek mjekët e familjes, pasi  interneti nuk është burim i besueshëm. Interneti mund të bëjë që simptoma të lehta të të çojnë drejt sëmundjeve të rënda, gjë e cila shkakton edhe probleme psikologjike, apo gjendje ankthi.          

Gazetare: F. Pasho

Operator: A. Shkalla

Montazh: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco