VIDEO-SYRI TV/ Familja Tobi në kushte varfërie ekstreme, prej 3 vitesh Bashkim Tobi nuk përfiton KEMP

14:50, 09/05/2022
A+ Aa A-

Mjerimi është ulur këmbëkryq në familjen Tobi në Vorë, ku kryefamiljari me gjymtyrë të deformuara dhe i paaftë për punë, detyrohet të punojë, pasi prej 3 vitesh i është ndërprerë KEMP-i dhe nuk përfiton më as përkrahje sociale, ndërsa e vetmja gjë që zotëron është një barakë.

Nga SYRI TV

Në familjen Tobi në Vorë, varfëria është ulur këmbëkryq.  E vetmja gjë  që zotëron është kjo barakë.  Kryefamiljari Bashkim Tobi prej thuajse 40 vitesh vuan nga sëmundja e reumatizmës, që i ka sjellë deformim të gjymtyrëve.  Por pavarësisht se është cilësuar si invalid i plotë, Bashkimi tregon për Syri TV se i kanë ndërprerë KEMP-in.

Ai jeton së bashku me bashkëshorten,  të cilës si pasojë e një aksidenti, i mungojnë gishtërinjtë e duarve. Por pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk mund të punojë, prej 1 viti iu është hequr edhe asistenca sociale prej 4 mijë lekësh. Ndërsa Bashkimi detyrohet të punojë për të mbajtur frymën gjallë.

Kushtet e mjerueshme të barakës kanë bërë që Bashkimi me bashkëshorten e tij Besniken të kërkojnë ndihmë tek të afërmit, për të kaluar netët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco