Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 7 maj 2022

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 7 maj 2022

22:51, 06/05/2022
A+ Aa A-

Fundjava që presim përpara pritet të jetë një tjetër fundjavë me mot relativisht të qëndrueshëm të ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit hera-herës deri të dendura kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Përgjatë vijës bregdetare, zonën e veriut dhe zonën e jugperëndimit reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët si dhe në formën e shtrëngatave. 

Për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përsëri shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Në relievet malore të vendit reshjet në formën e shtrëngatave apo stuhive por në periudha afatshkurtra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco