Parashikimi i motit të hënë dhe të martë, 2 - 3 maj 2022

Parashikimi i motit të hënë dhe të martë, 2 - 3 maj 2022

07:30, 02/05/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave masa ajrore të paqëndrueshme  të freskëta të cilat do të sjellin mot me reshje shiu në vendin tonë në fillimin e javës . 

E hënë, 2 maj 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri te dendura  të pasuara nga reshje  shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/15°C
Zona e ulët          11/20°C
Zona bregdetare  13/19°C

Kosova, e hënë, 2 maj 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 14°C -16°C .

E martë, 3 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në mesditë duke e pasuar nga reshje lokale dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/16°C
Zona e ulët          12/22°C
Zona bregdetare  12/20°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco