Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO-SYRI TV/ Kukës, ndalimi i peshkimit nuk po zbatohet, Menaxhimi bën një paralajmërim

14:26, 01/05/2022
A+ Aa A-

Moratoriumi për peshkimin në ujërat e ëmbla nuk zbatohet në liqenin e Fierzës, Kukës. Peshkatarët i hedhin rrjetat në këtë liqen, ndërsa kryetari i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit shprehet se ata që kapen duke peshkuar, do të përballen me ligjin.

Nga SYRI TV

Pavarësisht moratoriumit që në muajt prill e maj ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit në ujërat e ëmbla, në liqenin e Fierzës në Kukës, vijon të ketë individë të cilët hedhin rrjetat në ujë.

Beqir Iseberi, kryetar i Organizatës së Menaxhimit të peshkimit në këtë liqen, bën thirrje për pezullim të këtij aktiviteti, në të kundërt peshkatarët që do kapen duke gjuajtur do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

Liqeni i Kukësit pati një rënie të madhe te nivelit të ujit në  mesin e muajit mars duke ndikuar negativisht tek gjallesat e tij nënujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco