VIDEO-SYRI TV/ 'Swing Marathon' mbërrin në Shkodër, muzika Jazz brenda një treni shumëngjyrësh…

13:56, 01/05/2022
A+ Aa A-

Muzika Jazz ka pushtuar Shkodrën, dhjetëra të rinj e të reja të veshur si në vitet e 60-ta kanë udhëtuar me trenin shumëngjyrësh nga kryeqyteti për në kryeqendrën e veriut në kuadër të festivalit kulturor “Swing Marathon”. Ky festival ka shkaktuar hare dhe dëfrim tek qytetarët shkodranë, të cilët e duan këtë rrymë muzikore.

Nga SYRI TV

Mbërrin në Shkodër “Swing Marathon”, festivali i muzikës Jazz, i përshtatur në një  tren shumëngjyrësh, që rrugëtoi nga Tirana në Shkodër, për të ofruar festë për qytetarët shkodranë. Të veshur me fantazinë e viteve ’50 – ‘60 plot klas, sharm dhe fantazi duke ofruar një paskthim emocional dhe ëndërrimtar.

Të pranishmit shprehen se Jazz-i ka traditë në Shkodër ndaj dhe në këtë qytet kjo festë mirëpritet prej vitesh.

Nga treni, festa u përqendrua në rrugën  Gjuhadol, duke u kthyer në motiv  frymezimi dhe dëfrimi, ku të rinjtë kanë kërcyer dhe kënduar nën tingujt e Jazz-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco