VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Sovjanit në kushte të mjera: S'është vënë dorë kurrë, as  ujë, as rrugë

VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Sovjanit në kushte të mjera: S'është vënë dorë kurrë, as ujë, as rrugë

13:35, 01/05/2022
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Sovjan të bashkisë Maliq, jetojnë në kushte të mjerueshme. Mungesa e rrugëve dhe e ujit të pijshëm është kthyer në shqetësim të përditshëm për ta, duke u vështirësuar jetën, tregon gazetarja Sidorela Xhomaqi e SYRI TV.

Nga SYRI TV

Janë rreth 80 familje në fshatin Sovjan, të bashkisë Maliqit, të cilët jetojnë thuajse si në mesjetë.  Banorët tregojnë se në rrugët e fshatit nuk është vënë dorë prej 30 vjetësh, ndërkohë që gjatë verës mbulohet nga  pluhuri, ndërsa në dimër nga balta. Ata thonë se të rinjtë e fshatit janë larguar, për shkak të mungesës së mundësive, ndërsa  fëmijët e vegjël, në mungesë të këndeve të lojërave, luajnë me inertet e rrugës.

Gjithashtu, një tjetër problematikë e këtij fshati është edhe mungesa e ujit, i cili shkon për vetëm 2 orë në ditë në banesa. Kjo i detyron banorët të shkojnë për të mbushur ujë nëpër burime.

Banorët shprehen se në këtë fshat shkojnë për të marrë votat por ndihen të lodhur nga premtimet që asnjëherë nuk janë bënë realitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco