VIDEO-SYRI TV: Ç'katastrofë! Bregdeti i Vlorës po kundërmon nga shpërthimi i ujërave të zeza

12:31, 15/04/2022 Nga SYRI TV, Endi Jolldashi
A+ Aa A-

Derdhja e ujërave të zeza dhe mbeturinave ka ndotur një sipërfaqe të madhe të bregdetit të Vlorës duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Banorët e intervistuar nga SYRI TV janë të shqetësuar pasi era e rëndë kundërmon në zonë dhe apelojnë që të merren menjëherë masa pasi sezoni turistik po afron. 

Bregdeti i Vlorës është ndotur nga derdhjet e ujërave të zeza dhe mbeturinave duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. 

Era e rëndë e cila ka kundërmuar të gjithë zonën ka shqetësuar banorët e zonës të cilët bëjnë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme nga instancat përkatëse. 

Ata shprehen të shqetësuar pasi po afron sezoni turistik dhe është mëkat që një zonë kaq e frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj të lihet pas dore nga pushtetarët. 

Vlora është një nga bregdetet më të preferuar për pushuesit vendas dhe të huaj dhe lajmi i ndotjes ka shkaktuar impakt negativ tek turistët dhe bizneset e zonës.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco