Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

VIDEO/ Gripi i shpendëve prek edhe pelikanët, groposen mijëra pula

10:53, 22/03/2022
A+ Aa A-

Disa nga pulat që kanë ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve janë groposur gjatë natës. Mësohet se pulat janë groposur larg zonave të banuara në Bashkinë e Shijakut. Raportohet se pas groposjes vendi është dezinfektuar me solucionet përkatëse për të shmangur çdo problem infeksioni.

Një ditë më parë autoritetet thanë se nuk ka vend për panik tek konsumatorët pasi gripi i shpendëve nuk transmetohet nga konsumimi i mishit dhe vezës, nëse këto të fundit gatuhen sipas standardeve.

Qytetarëve u është kërkuar që të shmangin kontaktin me pulat e ngordhura apo ato të sëmura.

Ndërkohë është konfirmuar gripi i shpendëve te pelikanët kacurrelë në zonën e Prespës. Mësohet se analizat kanë konfirmuar se tre pelikanë që u gjetën të ngordhur disa ditë më parë në Prespë të Vogël kanë qenë të prekur nga gripi i shpendëve.

Disa ditë më parë ka qenë Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit e cila ka lajmëruar se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke, e mesa duket gripi ka prekur tanimë dhe shpendët në territorin tone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco