Sot kremtohet Sulltan Novruzi

Sot kremtohet Sulltan Novruzi

08:46, 22/03/2022
A+ Aa A-

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit.

Novruz  në gjuhën perse do të thotë ‘ditë e re’ dhe është festuar për më shumë se 3000 vite.

Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Zakonisht, kjo festë zgjat tre ditë.  

Besimtarët bektashinj shkëmbejnë vizita tek njëri-tjeri dhe më pas kryejnë ritet fetare.

Si një nga festat më të rëndësishme, ata nuk harrojnë të shkëmbejnë dhurata apo vizita nëpër shtëpitë e njëri tjetrit.

Përsa i përket tryezës, nuk duhet kurrsesi të mungojë uji, veza, qirinjtë dhe jeshillëqet.

Njerëzit ndihmojë ata që janë në nevojë dhe sipas traditës besimtarët shpërndajnë qumësht dhe sherbet, që simbolizojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco