Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 23 mijë bimë kanabis në Velipojë,shpallen në kërkim tre vëllezër

Nesër dita pa makina në Tiranë, ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nga ora 09:00 deri në 15:00

Nesër dita pa makina në Tiranë, ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nga ora 09:00 deri në 15:00

17:44, 21/03/2022
A+ Aa A-

Ditën e nesërme qytetarët e Tiranës do të duhet të lëvizin pa makina. Policia Rrugore raportohet se ka marrë disa masa për kufizimin e qarkullimit në kryeqytet.

Sipas raportimeve do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në disa segmente rrugore si më poshtë:

- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te ish-Hotel Dajti;

- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

- Segmenti i rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, me drejtim daljeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Për shkak të bllokimit të segmentit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët: “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin “Zhan D’ Ark” dhe në bulevardin “Bajram Curri”.

Për shkak të bllokimit të segmentit të rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, me drejtim daljeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

-Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane, do të jetë si më poshtë:

- Linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova”, me drejtim në bulevardin “Bajram Curri”;

- Linja “Tirana e Re” do të devijohet te sheshi "Ëillson” dhe te “UFO”.

Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve, për respektimin në mënyrë rigoroze të kufizimeve të qarkullimit të mjeteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco