VIDEO-SYRI TV/ Pogradec, banorët e Alarupit në protestë: Të ndalohet kalimi i mjeteve të rënda

VIDEO-SYRI TV/ Pogradec, banorët e Alarupit në protestë: Të ndalohet kalimi i mjeteve të rënda

14:10, 21/03/2022
A+ Aa A-

Syri Tv

Dhjetëra banorë të fshatit Alarup kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore për të mos lejuar kalimin e kamionëve të tonazhit të rëndë të cilët shfrytëzojnë minierat e qymyrit në këtë zone.

Sipas banorëve prej disa ditësh, kamionët të peshës 60 tonë, kalojnë ditën dhe natën në këtë rrugë duke transportuar mineral.

Kjo është për shkak për dëmtimin e rrugës e cila sipas banorëve është e amortizuar dhe me kalimin e këtyre kamionëve po shkon drejt shkatërrimit.

Banorët bllokuan sot një kamion të cilin nuk e kanë lejuar të shkojë drejt minierës, dhe thanë se edhe ne ditët ne vijim në rast se nuk do të ketë reagim për ndalimin e tyre nga institucionet përkatëse, do të jenë në rrugë me gratë dhe fëmijët e tyre për të mos lejuar kalimin e kamionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco