Një breshkë deti kokëmadhe kapet në Gjirin e Vlorës.

Një breshkë deti kokëmadhe kapet në Gjirin e Vlorës.

12:46, 19/03/2022
A+ Aa A-

Një individ I breshkës së detit kokëmadhe Caretta caretta u gjend sot në Gjirin e Vlorës.

Në qendrën e rehabilitimit të breshkave të detit në Radhimë jemi duke trajtuar rastin e një breshke të detit e cila kishte rënë në rrjetat e peshkimit. Peshkatarët menjëherë pas gjetjes së breshkës komunikuan me Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë për trajtimin e breshkës në rast të dëmtimeve të mundshme.

Breshka Caretta caretta pasi u pastrua nga parazitët e jashtëm eshtë në gjendje të mirë dhe do të lëshohet së shpejti drejt shtëpisë së saj detare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco