VIDEO-SYRI TV/ Fermerët e Fierit prej dy ditësh në radhë për subvencionimin e naftës

VIDEO-SYRI TV/ Fermerët e Fierit prej dy ditësh në radhë për subvencionimin e naftës

15:08, 18/03/2022
A+ Aa A-

Aplikimi për skemën e karburantit për bujqësinë po sorollat prej dy ditësh fermerët e rrethit të Fierit.

Të intervistuar nga Syri Tv fermerët shprehen se janë në rradhë që prej orëve të para të mëngjesit, e ndërsa pohojnë se 'avari' është bërë interneti i cili nuk funksionon mirë në zyrat e AZHBR.

Syri Tv

Edhe pse ka ende 7 ditë kohë nga përfundimi i afatit për aplikimin e naftës pa akcisë ndaj fermerëve prej 2 ditësh janë shënuar rradhë të gjata në Drejtorinë e Bujqësisë së rrethit Fier.

Fermere të ardhur jo vetëm nga zona të Fierit por edhe zona të thella të Mallakastres theksojnë se prej ditësh po sorollaten.

Fermerët theksojnë se plotësimi i formularit është një problem i madh pasi zyra e AZHBR ka pasur probleme me internetin që prej ditës së djeshme.

Nëpërmjet skemës të karburantit për bujqësinë fermerët do të mund të përfitojnë mesatarisht nga 70-100 L naftë falas për çdo hektarë tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco