Situata emergjente e Covid në Kinë/ Myrteza: Të izoluar rreth 51 milionë banorë, gati mbi 23 mijë shtretër

Situata emergjente e Covid në Kinë/ Myrteza: Të izoluar rreth 51 milionë banorë, gati mbi 23 mijë shtretër

12:27, 18/03/2022
A+ Aa A-

Provinca veri-lindore kineze Jilin, është bërë edhe zona më e nxehtë e luftës ndaj Covid-19 në vend.

Provinca ka shënuar një rritje rekord me 4.067 raste infektimesh dhe 991 raste me probleme të frymëmarrjes.

Zytarët lokalë deklarojnë se personat e infektuar janë të gjithë në izolim dhe vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Komisioni Kombëtar Shëndetësor në vend, ka raportuar se “8201 persona janë shtruar në spital në provincën Jilin, teksa mbi 95 % e tyre janë me probleme më tepër të frymëmarrjes”.

Për të folur më shumë rreth gjendjes aktuale dhe situatës me Covid në Kinë, ishte i ftuar në një lidhje me 'Skype', me emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Edison Myrteza, gazetar në Kinë.

“Mund të themi se sipas ekpertëve të shëndetësisë kjo është vala më e madhe që ka shpëthyer në Kinë pas asaj që u përhap para dy vitesh.

Ka patur dhe valë të tjera por sipas tyre ky është shpërthimi më i madh.

Mund të themi se masat janë marrë, dhe nga 5 spitale do të ngrihen 8 spitale, si dhe dy qendra shumë të mëdha karantinimesh për të gjithë ata që do të hyjnë apo dalin nga provincat.

Rreth 23 mijë shtretër janë menduar për momentin, nëse do shtohen apo jo është në varësi të situatës.

Përveç Jilin, dhe një qytet tjëtër është futur në karantinë, që gjithsej mund të numërohen diku tek rreth 51 milionë banorë të izoluar në të gjitha provincat", u shpreh Myrteza.

Pyetur se si po procedohet procesi i vaksinimit aktualisht në Kinë, Myrteza ju përgjigj:

"Mbi 98 përqind të rasteve janë me Omicron. Mbi 89 përqind e popullsisë është e vaksinuar dhe vaksinimi ka bërë punën e tij. Vazhdon sigurisht të kryhet procesi i vaksinimit, të gjithë ata që nuk kanë marrë dozën e tretë, vazhdojnë rrinë në radhë për ta bërë. Nuk është me detyrim, askush nuk të detyron në Kinë për të marrë dozën e vaksinimit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco