Diell në fundjavë, por temperaturat zbresin Një lis shekullor mbi Sebisht, Bulqizë

Diell në fundjavë, por temperaturat zbresin

07:50, 18/03/2022
A+ Aa A-

NJë qëndër me presion të ulët është krijuar në Mesdhe e cila ka sjellë rryma ajri të ngrohta duke ndikuar edhe kushtet atmosferike në vendin tonë.

E premte,18 mars 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në Jug dhe juglindje ku do të ketë reshje të pakta bore . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore        0/14°C
Zona e ulët          3/20°C
Zona bregdetare  7/18°C

Kosova, e enjte, 17 mars 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 7 -10°C .

E shtunë, 19 mars 2022

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore        -4/13°C
Zona e ulët          -1/17°C
Zona bregdetare  5/15°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco