VIDEO-SYRI TV/ Nxënësit e ‘Musine Kokalarit’ bojkotojnë mësimin

VIDEO-SYRI TV/ Nxënësit e ‘Musine Kokalarit’ bojkotojnë mësimin

20:30, 17/03/2022
A+ Aa A-

Nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” kanë bojkotuar mësimin këtë të enjte, pasi transferimi i tyre në shkollën “Betim Muço” u ka vështirësuar procesin mësimor.

Për prindërit dhe nxënësit orari i pasdites është krejtësisht i papërshtatshëm, ndërsa situata zgjat që prej dëmtimit të shkollës nga tërmeti.

Dëmtimi i shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari” që prej tërmetit të ndodhur më shumë se 2 vite më parë, ka transferuar nxënësit tek shkolla “Betim Muço” në Kombinat.

Por procesi mësimor përgjatë gjithë kësaj periudhe, ka qenë tejet problematik për nxënësit.

Shqetësimet e tyre lidhen kryesisht me oraret dhe mësimin me turne.

Edhe për prindërit orari i pasdites është krejtësisht i papërshtatshëm për ta dhe fëmijët.

Në kushtet kur nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksionin e shkollës “Musine Kokalari”, ku mësonin rreth 600 nxënës, këtë të enjte u bë një bojkot i mësimit në shenjë proteste.

Të pyetur nga Syri Tv, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit thonë se ka filluar konsultimi me publikun, dhe pritet shpallja e prokurimit javën që vjen, duke u marrë në konsideratë edhe propozimet e bëra nga drejtuesit e shkollës, ndërsa bashkia do ta marrë në dorëzim shkollën pas ndërtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco