500 mijë pula të ngordhura në Durrës/ Ministria e Bujqësisë: Nuk ka asnjë rast me gripin e shpendëve

500 mijë pula të ngordhura në Durrës/ Ministria e Bujqësisë: Nuk ka asnjë rast me gripin e shpendëve

16:41, 16/03/2022
A+ Aa A-

Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Institutit për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë bën të ditur se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani. 

Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë vjen pasi në disa pulari në Durrës kanë ngordhur 500 mijë pula.  

Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, Ministria e Bujqësisë sqaron se nga rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve. 

"Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.  

Ju bëjmë me dije se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme. Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 16/03/2022 17:35

Asnjera nuk eshte semure ka thene Ministria por ato pulat ngordhen per qef se deshen vet me ngordhe hahahahahahaha, ska problem se nuk ikin dëm se bohen sallam tek KMY dhe EHV dhe i han prape il popolo Albanese sic i ka henget gjithmon dhe gomerët e ngordhur dhe Dinosaurët e ngordhur. Shtet kurve.

Shto koment

Denonco