VIDEO – SYRI TV - Rritja e çmimeve/ Veza arrin 22 lekë për kokërr

12:57, 16/03/2022
A+ Aa A-

Rritjes galopante të çmimeve i është shtuar edhe veza, e cila është rritur me 10.5% nga java e kaluar. Syri Tv ka vëzhguar tregun, ku në qendër të kryeqytetit, një kokërr vezë, shitet 22 lekë/kokërr, ndërsa në periferi me 20 lekë/ kokërr.

Syri Tv

Në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i vezës me pakicë është rritur 10.5% më shumë se javën e kaluar, duke reflektuar shtrenjtimin me 20% në tregun e shumicës, raporton Monitor. Syri Tv kreu një vëzhgim në kryeqytet, ku ajo çka bie në sy ëshët fakti se në qendër të kryeqytetit, vezët në tregjet e pakicës tregëtohen me çmimin deri në 22 lekë/kokërr, ndërsa në periferi tregëtohet më lirë, me 20 lekë/kokërr.

Jashtë kamerave, tregëtarët e shumicës tregojnë se i druhen një tjetër rritjeje të çmimit të vezës gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që çmimi aktual është 18-20 lekë për kokërr. Në këtë periudhë për prodhuesit e vezëve shqetësim nuk është vetëm shtrenjtimi i lëndëve të para, por mungesa e tyre në treg, pasi  furnizimet kryesore me miser bëheshin nga Ukraina, për shkak të çmimit të leverdisshëm. Tashmë prej 1 jave çmimet e lëndëve të para janë rritur me 54%. Çmimi i misrit ishte 37 lekë/ kg ka shkuar 58 lekë/kg. Soja ishte 95 lekë/kg ka shkuar 125 lekë/kg. Vaji i sojës, pjesë e bazës ushqimore për pulat, ishte 150 lekë/litër ka shkuar 300 lekë/litër. Çmimet janë rritur edhe për shumë produkte të tjera që kanë lidhje me bazën ushqimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco