Memaliaj, banorët e Çërrilës në protestë: 30 ha kullota të fshatit ia dhanë një personi të vetëm!

12:54, 16/03/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra banorë të fshatit Çërrilë në Memaliaj, akuzuan kryetarin e bashkisë se i ka dhënë në përdorim 30 hektarë kullota një personi të vetëm, duke lënë pa kullota blegtorët e zonës. Banorët u ngritën në shenjë proteste, duke kërkuar tërheqjen e bashkisë nga ky vendim.

Nga SYRI TV

Mungesa e kullotave në fshatin Çërrilë të Memaliajt, ka nxitur banorët të ngrihen në një protestë, ku i kërkojnë bashkisë të marrë masa. Banorët shprehen se rerth 30 hektarë kullota, që dikur përdorej nga fshati, i ka marrë një person i vetëm, që sipas tyre nuk është banorë i zonës.

Banorët akuzojnë kryetarin e bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, se ka bërë marrëveshje me biznesmenin, duke i dhënë në përdorim kullotat e fshatit, dhe duke dëmtuar në këtë mënyrë blegtorët e kësaj zone.

Banorët e fshatit Çërrilë kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave të tyre, nëse kryetari i bashkisë nuk tërhiqet nga vendimi, për të lejuar banorët e zonës të përdorin kullotat e fshatit për bagëtitë e tyre.


Gazetar: A.Rabi. Redaktor. J.Hoxhaj. Mont. O.Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco