Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në Vlorë/ Humbi drejtimin e motorit, ndërron jetë 35-vjeçari

 Protesta e fermerëve, Brahimllari: Fermeri sot më i varfër se kurrë, qeveria i çon paratë tek njerëzit e vet

Protesta e fermerëve, Brahimllari: Fermeri sot më i varfër se kurrë, qeveria i çon paratë tek njerëzit e vet

12:12, 14/02/2022
A+ Aa A-

Fermerët e Devollit zhvilluan ditën e djeshme një protestë para drejtorisë së Bujqësisë Devoll së bashku me mjetet e tyre.

Protesta u mbajt për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.

Në shenjë simbolike ata fikën mjetet dhe i kanë parkuar në anë të rrugës.

Çmimi i naftës ditët e fundit në Korçë ka arritur në 198  lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike, të cilat janë të domosdoshme për ta, janë dyfishuar në çmim.

Kjo sjell edhe rritjen e krizës me të cline përballnë fermerët e kësja zone të lënë në harrse nga qeveria dhe projektet e saj.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë, ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv, Endrit Brahimllari, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Socialite për Integrim por dhe njohës i zonës në fjalë.

"Është e qartë që fermeri sot në shqipëri është më i vafër se kurrë dhe kjo për arsye se ai nuk ka mbështetje. Nuk ka skema që shkojnë drejpërdrejt tek fermerët. Kjo vjen nga ato persona që i marrin frymën ekonomisë së shqipërisë por edhe nga pastrimi i parave sepse është parë tashmë edhe nga denoncimi që ka bërë LSI për çështjen e incineratorëve.

Ku disa firma që përfitojnë edhe nga incineratorët në mënyrë të jashtëligjshme para, janë firmat që marin një ndër skemat më të mëdha të AZHBR.

Ky është një rreth i mbyllur i qeverisë që gjithë paratë i çon tek njerëzit e vet. Ndaj unë e mbështes hapur protestën e fermerëve. E kam parë edhe në fushatë këtë gjë,  në takime. Ju e mbani mend çfarë ndodhi 5 muaj para fushate, qeveria aplikoi skemën e rimbursimit për fermerët duke e përdorur këtë si një mjet presioni për fermerin vendas.

Karburanti është shpërndarë në mnëyrë selektive ditën e shtunë kur të dielen ishin zgjedhjet. Dhe kjo është denoncuar dhe me fakte.

Në ato zona të rinjtë shkojnë ponojnë në Maqedoninë  e Veriut, dhe pse? Sepse paguhen më shumë, pra pranojnë të jenë punëtorë tek toka e tjetrit , edhe pse kanë tokën e vet.

Shteti abuzon për disa arsye, e para sepse ato janë njëerëz punëtorë dhe bëjnë gjithçka për tokën e tyre, e dyta, sepse ju shkon atje në formë presioni dhe propagande.

Fakti që banorët e këtyre zonave largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria tregon se ata nuk kanë mbështetje. Përderisa qeveria ka fokusuar dhe bujqësinë tek oligarkët, nuk përdor skema të drejpërdrejta tek fermerët", u shpreh Brahimllari.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco