A jemi në prag lufte?/ Dritan Hoti: Rusia do të ketë goditjen më të rëndë ekonomike në historinë e saj

A jemi në prag lufte?/ Dritan Hoti: Rusia do të ketë goditjen më të rëndë ekonomike në historinë e saj

10:41, 14/02/2022
A+ Aa A-

Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën Lindore të premten, me manovrat dhe stërvitjet ushtarake ruse pranë Ukrainës dhe paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës brenda disa ditësh.

Diplomatët dhe udhëheqës të qeverive, ndërkohë, u ndeshën me vështirësi në përpjekjet për të rifilluar bisedimet e bllokuara për të shmangur fillimin e një lufte të hapur.

I ftuar në një lidhje me Skype në emisionin Kafe Shqeto Tv, ishte eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Dritan Hoti.

I pyetur nga moderatorët se sa është rrezikshmëria e një lufte dhe konflikti në shkallë të gjerë në Rus, Hoti u përgjigj:

"Është duke u ndjekur hap pas hapi kjo çështje, por cilat do të ishin opsionet , nëse do të kisht një intervencion ushatarak të Rusisë pasi kemi mbërritur në një pikë të krizës, që duket që sikur do të ishte një zgjidhje diplomatike spaktakolare ajo që do ta sillte qetësimin e situatës. Por po flitet gjithnjë e më shumë për një sulm ajror nga ana e Rusisë, dhe lind pyetjacili do të ishte fianliteti rezultati i kësaj? A do të tentonte Rusia ta vendoste totalisht nën kontroll Ukrainën apo do të kufizojë vetëm në aneksimin e pjësës lindore të saj? Këto janë disa nga opsionet që janë duke u shqyrtuar. Por duhet të kemi parasysh diçka, që në stadin aktual sjellja e Putin ka bërë të mundur një ri-instalim të Natos dhe forcave amerikane në Europë. Një sulm i mundshëm i Rusisë kundrejt Ukrainës mund të ketë si rrjedhojë jo vetëm sanksionet më radikale ekonomiko-tregtare që janë parë ndonjëherë në historinë e Rusisë por do të kishim një hyrje të Finlandës në Nato si dhe pjesa e mbetur e Ukrainës perëndimore të shndërrohet në një lloj fortrese të SHBA."

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco